Pas një periudhe pauze nga krijimet muzikore, Samanta Karavella ka njoftuar se kënga e saj është në prag publikimi.
Këngëtarja joshëse ka paralajmëruar ardhjen e klipit të ri me një postim në Instagram.Kënga do të quhet “ E humbur” dhe do të publikohet në datën 19 nëntor.
Sa i përket jetës së saj sentimentale, ajo u përfshi në median rozë pasi u dyshua për një lidhje të mundshme mes ssaj dhe reperit Capital T.
Ata pozuan nga i njëjti vend në New York dhe më pas ndanëpamjet në rrjetet sociale. Aludimet nuk u konfirmuan asnjëherë dhe për të gjithë Samanta vazhdon të jetë ‘beqare’. /Gazeta Express/


















