Sallahu e quan jokushtetues propozimin e LDK-së për qeveri të tranzicionit

E publikuar: 06/05/2025 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se është jokushtetuese që të propozohet një qeveri tranzicionale nga një parti që doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Duke reaguar ndaj deklarimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që i ftoi partitë për një qeveri tranzicionale, Sallahu tha se kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër.

“Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, ka shkruar Sallahu në Facebook.