Lajmet

Salihu: EULEX-it i duhet të jetë në Kosovë edhe 5 vjet

09.06.2016 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Salihu: EULEX-it i duhet të jetë në Kosovë edhe 5 vjet

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se EULEX-i duhet të jetë në Kosovë edhe për pesë vjetët e ardhshëm.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai vlerësuar se qëndrimi i EULEX-it është i domosdoshëm për shkak se vendi ynë ende nuk ka arritur të instalojë dhe ta mbrojë autonominë e organeve shtetërore.

“Prania e EULEX-it në Kosovë është e domosdoshme dhe e dobishme për shkak se ende shteti ynë nuk i ka ndërtuar kapacitetet në kuadrin e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, policisë dhe, njëherësh, ende nuk ka arritur ta instalojë dhe ta mbrojë autonominë e organeve shtetërore. Për shkak të ndikimeve politike dhe atyre partiake, prania e EULEX-it është e mirë për Kosovën dhe për instalimin e sundimit të ligjit”, ka deklaruar Salihu. Ai ka thënë se ndërkombëtarët e kanë ndihmuar shumë Kosovën dhe, sipas tij, pa ndihmën e tyre Kosova nuk do të kishte mundur të arrijë këtu.

“Çrregullimet e luftës kanë reflektuar në sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është dashur të punohet nga zero. Ndërkombëtarët na kanë ndihmuar shumë dhe pa ndihmën e tyre nuk do të kishim mundur të arrijmë këtu ku jemi sot”, ka theksuar Salihu.

Ai ka vlerësuar se, pavarësisht progresit të arritur, ende ka shumë punë të mëdha për t’u bërë në mënyrë që sistemi i drejtësisë të jetë profesional dhe efikas. “Duke marrë parasysh situatën e pasluftës, mendoj se është bërë një ecje përpara dhe një përparim në rekrutimin, arsimin dhe trajnimin e bartësve të funksioneve të drejtësisë, këtu mendoj në prokurorë, gjykatës dhe policia është një segment shumë i rëndësishëm i drejtësisë. Është punuar, por ka ende punë të mëdha për t’u bërë. Sistemi i drejtësisë duhet të jetë më profesional dhe më efikas. Gjykatat tona janë të ngathëta e të ngadalshme dhe një ndër problemet e gjyqësisë së Kosovës është zgjatja e procedurave”, është shprehur Salihiu, duke shtuar se parakusht themelor për zhvillimin e mbarë shoqërisë është instalimi dhe funksionimi i shtetit ligjor.

“Baza, parakushtet dhe klima janë krijuar, mirëpo ky bazament duhet të ndërtohet dhe të konsolidohet. Ndër kushtet elementare të një shoqërie dhe të një shteti janë ndërtimi dhe instalimi i sistemit të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë, sundimi i ligjit dhe shteti juridik janë parakushte për zhvillimin ekonomik dhe për lëmenjtë e tjerë”, ka theksuar Salihu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje