Salihaj i përgjigjet Mustafës

27.02.2016 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Salihaj i përgjigjet Mustafës

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka reaguar ndaj një kritikave që ka bërë Isa Mustafa ndaj deputetëve të LDK-së, që nuk ishin pjesë e seancës për zgjedhjen e Thaçit president.
Deputeti Salihaj thotë se mbi deputetët e LDK-së dje u bë presion që ta votonin Thaçin dhe kur Thaçi u gjodh president, dolën nga salla pa duartrokitur dhe kokëulur.

Ky është postimi i plotë i Salihajt:

“NJË PËRGJIGJE PËR NJË POSTIM

Dje,kur po mbahej seanca e zgjedhjes së Thaçit president,disa nga ne deputetët nuk ishim aty,sepse na thirri ndërgjegja jonë dhe zëri e elektoratit të LDK-së,të cilit i ishim betuar sa e sa herë se kurrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe kurrë nuk nuk do ta votojmë Thaçin president. Siç e dinë të gjithë, LDK-ja gjithmonë e ka mbajtur Thaçin përgjegjës për vrasjen e njerëzve më mirë e më atdhetarë të LDK-së dhe të Kosovës. Kur rezultati nuk po shkonte në favor të zgjedhjes së Thaçit president dhe deputetët e LDK-së po mundoheshin të luftonin me ndërgjegjen e tyre,përnjëherë u zbraz salla e kuvendit dhe nuk mbeti asnjë deputet aty. Ku shkuan,ku i dërguan,a i zuri peng SHIK-u diku në një skutë të kuvendit dhe po u kërcënohej se do t’ua bënte më zi se atyre tjerëve ? Megjithatë, në fund u kthyen,ndonëse me fytyra të zbehura. E votuan Thaçin me shumicë dërmuese votash.I lumtur per këtë,i pari ia uroi Isa Mustafa,kryetari i LDK-së. Deputeteët e LDK-së dolën nga salla pa duartrokitur dhe kokulur. Por, thashë, së paku,mirë që janë gjallë. Se fytyra nuk i bie copë askujt,thotë populli.” (sic.), ka shkruar Salihaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë