Sali Berisha: Erdogan gaboi. Feja e shqiptarit asht shqiptaria, e jo islami!

E publikuar: 16/05/2015 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha thotë se deklarata e Erdogan’it për vllazën myslimanë nga Adriatiku deri në Murin Kinez nuk i përshtatet realitetit shqiptar dhe nuk ishte në vendin e duhun, – shkruen Berisha, derisa vazhdon se shqiptarët janë nji komb pluri-religjioz.
Çdo deklaratë me nuancë fetare, e cilitdo lider mysliman apo i krishtènë, duhet me pasë parasysh se mirpritet vetëm kur panohet konsensualisht nga shqiptarët e t’gjitha besimeve, pra nuk lëndon askënd, – shkruen Berisha.
Ish-presidenti i Shqipnisë në periudhën 1992-1997 shkruen se shqiptarët kanë si shtylla kryesore të provueme të identitetit të tyne kombëtar gjakun dhe gjuhën.
Ndërsa tue u ndalë te vargjet e rilindasit shkodran Pashko Vasa se “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, Berisha thotë se gabohen të gjithë ata që mendojnë se këtë dogmë e ka isntalue diktatura e Enver Hoxhës. Kjo asht dhe ka qenë lejtmotivi i unitetit kombëtar të shqiptarëve shekuj ma aprë, – shkruen Berisha, derisa sjell shembujt e dokumenteve të kohës së Perandorisë Osmane që flasin për martesa të shumta mes myslimanëve dhe të krishtènve në atë periudhë në Shqipni.
Berisha thotë se deklarata e Erdogan’it për vllazni nga muri kinez deri në Adriatik, përket nji realiteti të dikurshëm perandorak që nuk ekziston ma. Dihet se nga Bosfori e deri në Murin Kinez, n’tansi ka nji vazhdimësi të kombeve turke, – shkruen Berisha, – kurse kombi shqiptar në Adriatik nuk asht i kësaj familjeje. Në antropologji, gjenetikë, kulturë, shqiptarët kanë origjinë krejt tjetër e po kështu kanë afrim me grupe krejt tjetër kombesh, – shkruen Berisha në facebook, tu’ lanë me kuptue origjinën perëndimore të shqiptarëve.
Ish-kryeministri i Shqipnisë, Sali Berisha thotë se deklarata e Erdogan’it për vllazën myslimanë nga Adriatiku deri në Murin Kinez nuk i përshtatet realitetit shqiptar dhe nuk ishte në vendin e duhun, – shkruen Berisha, derisa vazhdon se shqiptarët janë nji komb pluri-religjioz.
Çdo deklaratë me nuancë fetare, e cilitdo lider mysliman apo i krishtènë, duhet me pasë parasysh se mirpritet vetëm kur panohet konsensualisht nga shqiptarët e t’gjitha besimeve, pra nuk lëndon askënd, – shkruen Berisha.
Ish-presidenti i Shqipnisë në periudhën 1992-1997 shkruen se shqiptarët kanë si shtylla kryesore të provueme të identitetit të tyne kombëtar gjakun dhe gjuhën.
Ndërsa tue u ndalë te vargjet e rilindasit shkodran Pashko Vasa se “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, Berisha thotë se gabohen të gjithë ata që mendojnë se këtë dogmë e ka isntalue diktatura e Enver Hoxhës. Kjo asht dhe ka qenë lejtmotivi i unitetit kombëtar të shqiptarëve shekuj ma aprë, – shkruen Berisha, derisa sjell shembujt e dokumenteve të kohës së Perandorisë Osmane që flasin për martesa të shumta mes myslimanëve dhe të krishtènve në atë periudhë në Shqipni.
Berisha thotë se deklarata e Erdogan’it për vllazni nga muri kinez deri në Adriatik, përket nji realiteti të dikurshëm perandorak që nuk ekziston ma. Dihet se nga Bosfori e deri në Murin Kinez, n’tansi ka nji vazhdimësi të kombeve turke, – shkruen Berisha, – kurse kombi shqiptar në Adriatik nuk asht i kësaj familjeje, raporton rrokum.tv. Në antropologji, gjenetikë, kulturë, shqiptarët kanë origjinë krejt tjetër e po kështu kanë afrim me grupe krejt tjetër kombesh, – shkruen Berisha në facebook, tu’ lanë me kuptue origjinën perëndimore të shqiptarëve.