E ftueme në Rrokum Roll, deputetja Teuta Sahatqija, nga radhët e LDK’s njiherit edhe kryetare e Komisionit per Integrime Europiane, foli per bisedimet ne Bruksel dhe situaten aktuale.
“Na siguruen qe nuk kane me u kerku ma raporte, se ky asht i fundit”, tha deputetja Sahatqija.
Ne pyetjen a ka me pase zgjedhje sivjet, Sahatqija tha se nderkombetaret ja kane kujtue vitin 2014, ku Kosova 6 muej pati bllokade politike.
“Na thane, nese mbahen zgjedhjet, shtyhen per 1 vjet procesi i integrimeve”.
“Na e dime çka domethane kur nji rezolute e keqe kalon, mjafton me u kujtue rezoluta e Dick Marty’t”, tha deputetja lidhun me kalimin e rezolutes se Serbise, ne Keshillin e Europes.
Ajo permedni si suksese ne rrugen drejt integrimit europian zhvillimin ekonomik, kthimin e migranteve, luften kunder terrorizmit.
Per procesin e liberalizimit te vizave, deputetja tha se pritet qe kete vit te liberalizohen, por pa theksue ndonji date.