Sot pritet t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”, Sabri Fejzullahut.
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, do të mbahen një varg aktivitetesh e homazhe tek shtatoret e heronjëve.
Gjithashtu sot pritet që ti ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit” këngëtarit legjendar shqiptar Sabri Fejzullahu, shkruan Indeksonline.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi pritet të ndodhë në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës nga ora 11:00.
Kujtojmë që Sabri Fejzullahu ka një karrierë tejet të gjatë me mbi 50 vite që këndon.
Në repertoarin e tij nuk mungojnë as këngët kushtuar qytetit të Prishtinës./FrontOnline/