Këngëtari i njohur i skenës muzikore shqipe, Sabri Fejzullahu sot e feston ditëlindjen e tij, shkruan Indeksonline.
Sabriu, sot 69 vjeçar, vazhdon të këndojë nëpër mbrëmje e të dalë me videoklipe të reja.
Ai asnjëherë nuk ka pushuar së shprehuri dashurinë që ka ndaj publikut të tij që i qëndroi besnik tërë këto vite të tij në skenën jo vetëm muzikore por edhe filmike.
Këngët e Sabrisë çdo herë kanë qenë dhe janë hite, e kjo falë bashkëpunimeve të tij me tekstshkrues të njohur dhe interpretimeve me zemër që ai i bën, shkruan Indeksonline.
Vetëm këtë sezonë verore, Sabri Fejzullahu solli baladën “Zjarr në shi”, ndërsa hitet e tjera duke u nisur nga këto të fundit janë: “Ti po shkon”, “1000 telashe”, “Goditje në zemër”, “Një fotografi”, “Aeroporti”, pastaj “Hija e flokut tënd”, “Fshatarja ime”, etj.. Pos baladave, ai ka kënduar edhe shumë këngë ritmike si: “As me ligj as me kanun”, “Natën e mirë”, “Fantazi”, “Shpirt magjie”, pastaj bashkëpunimet me Vjollca Haxhiun, Sinan Vllasaliun, Medën, etj.
Sabriu vazhdon t`i sjellë publikut këngë të reja, e që sipas tij është pikërisht publiku që e ka përcjellë gjatë karrierës së tij dhe e shtynë atë të jetë ende në skenë.
Ai ka katër fëmijë, dy vajza e dy djem, por më i vogli, Ermali i cili gëzon një karrierë të gjatë muzikore, ia ka uruar babait ditëlindjen me një urim të këndshëm, duke i thënë se është krenar për të, shkruan Indeksonline.
“Së pari uroj te kesh shëndet dhe jetë të gjatë. Ke qenë dhe do te jesh gjithmonë inspirimi ma i madh per mua , prind shok e miku ma i mire ne ditët e mira dhe te vështira. Gjithmone krenar me ty, të duam shumë.Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e fotos ku është ai krahë për krahu me Sabrinë.