Sa vjeç dukeni në të vërtetë? Provoni këtë aplikacion

E publikuar: 01/05/2015 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa njerëz plaken mirë dhe disa plaken jo dhe aq mirë dhe për këtë shpesh ndjehen keq.

Por nëse doni ta dini se sa vjeç dukeni nga paraqitja juaj mund të përdorni këtë aplikacion.

How-old.net është një aplikacion i cili analizon fytyrën tuaj nëpërmjet një fotoje që mund të ngarkoni për të thënë se sa vjeç iu tregon fytyra juaj.

Kështu mund të keni informacion se sa dukeni në të vërtetë dhe pa e marrë këtë nga një person që shpesh mund të konsiderohet edhe si ofendim.

Mjafton të ngarkoni foton tuaj ku të duket qartë fytyra dhe menjëherë do të shfaqet mosha juaj.