Sa të shpërqendruar janë të rinjtë në makinë?

E publikuar: 12/04/2015 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fondacioni AAA ka shfaqur një video në YouTube që tregon se sa të shpërqendruar janë të rinjtë ndërsa po drejtojnë makinën.

Në videon e mësipërme mund të shikoni se si të rinjtë përdorin telefonin, ndërrojnë muzikën apo femrat që bëjnë makijazh ndërsa janë duke drejtuar makinën.

Sipas të dhënave të mbledhura nga fondacioni AAA, shpërqendrimi është faktori kryesor në 6 nga 10 aksidentet që ndodhin çdo ditë nëpër botë, sidomos kur drejtues janë të rinjtë.

Format më të zakonshme të shpërqendrimit, të cilat çojnë edhe në aksidente, janë:

15% komunikimi me pasagjerët e tjerë

12% duke përdorur një pajisje mobile

10% duke parë tek diçka tjetër në makinë

9% duke parë jashtë makinës

8% duke kënduar apo kërcyer në makinë

6% duke u veshur

Studiuesit kanë analizuar 1700 video gjashtë sekonda para aksidentit, dhe dalin në përfundimin se 58% e aksidenteve me makina ndodhin për shkak të shpërqendrimit. /krokodili/