Bukuroshja 22-vjeçare kishte zgjedhur një palë bikini të zeza shumë të vogla për një ditë relaksi në Malibu.
Charlotte McKinney konsiderohet në botën e modës si Kate Upton e re, por në një intervistë verën e kaluar për revistën “Galore”, ajo thonte se i duket vetja e shëmtuar.
“Ndjehem shumë keq për veten, sidomos kur lexoj komentet idiote në internet. Ka momente që më duket vetja shumë e shëmtuar dhe e shëndoshë. E di që jam fatlume për jetën që bëj, por më duhet të punoj shumë për të mposhtur pasiguritë që kam”, deklaronte McKinney.
























