Një studim i ri i kryer nga “America’s National Longitudinal Survey of Youth” ka zbuluar aspekte të reja të fenomenologjisë së tradhtisë, duke hedhur poshtë (pjesërisht) një “legjendë” për të konfirmuar një tjetër. Gjithsesi duhet pasur parasysh se ky humultim ka të bëjë me një kampion shumë specifik, atë për çiftet e formuara nga individë mes 18 dhe 32 vjeçëve.
Stereotipi i tronditur fort është ai i burrit të fuqishëm dhe të pasur, me shumë të dashura. Të dhënat duket se japin më të vazhdueshëm fenomenin e kundërt: më i tradhtuari duhet të jetë pikërisht “ai që sjellë në shtëpi rrogën më të lartë”, pra ai që përfiton më shumë mes dy pjesëtarëve të çiftit. Fakt ky që duket se nga ana tjetër konfirmon legjendën e ‘shtëpiakes së dëshpëruar’ që ngushëllohet me të tjerët.
Ndërkohë që një e dhënë tjetër është, se kur vjen puna te tradhti,a që bëhet nga më “i varfëri” i çiftit, vjen kryesisht me meshkujt si protagonistë. Tradhton plot 15% e burrave, që mbahen nga partnerja e tyre, në krahasim me 7% të grave që përfitojnë më pak sesa partneri. Për këtë rast jepet edhe alibia psikolgjike, që vjen përmes hipotezës s për atë, tradhtia është një mënyrë për të riafirmuar maskulitetin e tij, e mbytur disi prej “pasurisë” së saj.