“Sa më shpejt që bëjmë politikanë me inteligjencë artificiale hjekën këta krejt”, thotë Abdixhiku

E publikuar: 26/11/2025 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar një video të zyrtarizimit të aderimit të Ermal Sadikut në LDK.

“Sa më shpejt që bëjmë politikanë me inteligjencë artificiale , hjeken kta krejt. Kështu që le ta bëjmë këtë punë”, thotë Abdixhiku.

“Ardhja jote në LDK është shenjë e konfirmimit të rrugës së mbarë që e kemi ne në përgjithësi. Jemi të lumtur me ekipin që po ndërtojmë vazhdimisht”, shton ai.

“Na prij në fushën tënde”, i thotë Abdixhiku Sadikut.

“Mendoj që më në fund politika edhe ju si kryetar po e vëreni që teknologjia është e ardhmja e këtij vendi dhe e keni pa që Kosova e ka atë rrugë”, tha Sadiku.

Shikojeni videon e plotë: