Apple prezantoi javën e kaluar linjën e re Mac Pro e cila fillon nga 6,000 dollarë por kompania për asnjë moment nuk përmend sesa kushton modeli më i shtrenjtë.
Një ekuivalent i Mac Pro me harduerin më të fuqishëm do të kushton afro 33 mijë dollarë, por në rastin e Apple kushton edhe më tepër.
Për video editorët me buxhet të madh Mac Pro më i shtrenjtë do të kushtojë plot 45 mijë dollarë.
Shtoni edhe monitorin e ri Pro Display XDR, dhe do të keni në duar një workstation 50,000 dollarësh.
Një Mac Pro: 6,000 dollarë
E fillojmë me bazën e Mac Pro i cili shitet për 6,000 dollarë. Për këtë çmim Apple ofron harduerin më bazik me një procesor të fuqishëm por modest krahasuar me me modelet e shtrenjta, kartë grafike dhe RAM minimal.
128GB RAM DDR4: 17,800 dollarë
Gjëja më e lehtë për tu blerë është memoria RAM. Mac Pro i ri ka 12 kanale memorie DDR4. Me një maksimum prej 1.5TB RAM duhen 12 module me nga 128GB ku secili kushton 1,388 dollarë që i bie 17,867 dollarë vetëm për RAM.
Dy SSD 2TB: 2,400 dollarë
Kjo është e thjeshtë. Apple kërkon 2,400 dollarë për iMac Pro me 4TB memorie. Nuk dihet nëse kjo memoriet mund të shtohet përtej 2TB.
Një procesor 2.5Ghz me 28 bërthama Intel Xeon W: 7,453 dollarë
Në radhë kemi nevojë për procesorin më të mirë. Në këtë rast është një model 2.5Ghz Intel Xeon W me 28 bërthama dhe frekuencë turbo 4.4Ghz krahas 66.5MB depo memorie dhe suport për 2TB RAM.
Apple nuk specifikoi se çfarë procesori 28 bërthamësh Xeon do të shesë por duke parë databazën e Intel opsioni më i mirë është Intel Xeon W-3275M.
Dy karta grafike AMD Radeon Pro Vega II: Çmimi afro 12,000 dollarë
AMD prezantoi Radeon Pro Vega II krahas Mac Pro. Duke pasur në konsideratë se Vega II duhet ti afrohet gradës profesionale Quadro RTX si RTX 6000 që kushton 6,300 dollarë, mund të spekulojmë se kartat grafike do të shkojnë 12,000 dollarë.
Një monitor Apple Pro XDR: 5,000 dollarë
Apple prezantoi Pro Display XDR krahas Mac Pro. Sigurisht mund të gjeni edhe më lirë sesa kaq, por Pro Display XDR është dizajnuar për tu lidhur me Mac Pro i cili suporton deri në 6 të tillë.
Tastiera Apple Magic Keyboard dhe Magic Trackpad 2: 228 dollarë
Me shumë gjasa do të keni nevojë edhe për një maus dhe tastierë. Apple aktualisht i shet më vete për modelet ekzistuese Mac Pro, andaj dyshojmë se do të ofrohen falas. /PCWorld Albanian