Apple pritet të mbajë sot evenimentin e vitit ku do të prezantojë produktin më të suksesshëm: iPhone X.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se telefoni do të jetë përditësimi më i rëndësishëm i iPhone që nga modeli origjinal 10 vite më parë.
Ndryshimet më të prekshme do të jenë dizajni i ri i ekranit dhe eliminimi i butonit fizik.
iPhone gjithnjë kanë qenë të shtrenjtë por edhe burimi kryesor i të ardhurave të Apple. Por iPhone X pritet të kushtojë edhe më shumë, të paktën 1,000 dollar.
Përqindja e të ardhurave që sjell iPhone në kompani arritën pikën më të lartë në 2015-ën ku gjeneron 69%. Këtë vit kjo shifër ra në 55% prandaj mbetet për tu parë impakti i telefonit të ri të Apple. /PCWorld Albanian