Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

18.09.2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit. Për këtë çështje investimi, ekzekutivi ka zhvilluar takime me MCC – korporatë amerikane. Megjithatë, Express ka mësuar se qeveria i ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të papranueshme për amerikanët. Por, sa i rëndësishëm është ky projekt për Kosovën?

200 milionë euro është vlera e projektit për infrastrukturën e gazit natyror në Kosovë.

Krahas kësaj, ky plan nga agjencia amerikane MCC, është duke u shqyrtuar nga Qeveria e Kosovës.

Këtë e tha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, një ditë më parë.

Ajo tha se është duke u diskutuar ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit, i cili do t’i jepte qasje Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut në tregun e gazit natyror në Greqi.

Gazeta Express ka raporutar dje se qeveria ia ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të pa pranueshme për korporatën amerikane.

Krejt kjo situatë e paqartë u kritikua nga opozita në vend.

Sipas ish-deputetes Melihate Tërmkollit, Rizvanolli me deklaratat e saj, mjegulloi edhe më shumë çështjen e gazsjellësit.

Kritika për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, ka pasur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se kjo çështje, përveç në aspektin ekonomik, ka ndikim edhe në fushën politike.

Njëjtë deklarohet edhe profesori universitar, Nagip Skenderit, i cili ka sqaruar se cilat janë përfitimet nga gazi natyror.

Mirëpo sipas Skenderit, ky gaz ka edhe aspekte negative, që kanë të bëjnë me mjedisin.

Krahas kësaj, njohësi i ekonomisë shprehet se ky projekt duhet të pritet krahëhapur.

Kosova prodhon energji duke përdorur djegien e thëngjillit, që llogaritet si një prej kontribuuesve kryesorë në ndotjen e ajrit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Nuk mund të ecet përpara duke injoruar mësimet nga historia, as realitetet aktuale

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Nuk mund të ecet përpara duke injoruar mësimet nga historia, as realitetet aktuale

Pranon fajësinë e akuzuara që e ngacmoi profesorin, i kërkon falje dhe premton se nuk do ta përsëris

Pranon fajësinë e akuzuara që e ngacmoi profesorin, i kërkon falje dhe premton se nuk do ta përsëris

Konjufca priti në takim ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman

Konjufca priti në takim ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman

ZPS thotë se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqesë dosjen paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve

ZPS thotë se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqesë dosjen paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve

Vulin: Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kosovë

Vulin: Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kosovë

Mehaj takohet me Escobarin, Ministria thotë se mori mbështetje të fuqishme nga ai

Mehaj takohet me Escobarin, Ministria thotë se mori mbështetje të fuqishme nga ai

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

Policia njofton se katër vetura u dëmtuan dje në veri, në një prej tyre ishin dy shtetas të huaj

Policia njofton se katër vetura u dëmtuan dje në veri, në një prej tyre ishin dy shtetas të huaj

Si kontrabandohen mallrat nga Serbia dhe çka kontrabandohet më shumë?

Si kontrabandohen mallrat nga Serbia dhe çka kontrabandohet më shumë?

Reagime të shumta pasi Borrell e qortoi Kosovën për aksionin në veri

Reagime të shumta pasi Borrell e qortoi Kosovën për aksionin në veri

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Von Cramon kritikon Borrellin: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

Von Cramon kritikon Borrellin: BE-ja duhet të përkrahë shtetet që po luftojnë krimin e organizuar

Gërvalla në Kuvajt, takohet dhe nënshkruan memorandum mirëkuptimi me krerët shtetërorë

Gërvalla në Kuvajt, takohet dhe nënshkruan memorandum mirëkuptimi me krerët shtetërorë

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Aleksandër Vuçiqit

Xhandarmëria serbe këndon këngën “Të nisemi drejt për në Kosovë” para Aleksandër Vuçiqit

Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur

Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur