Tash, kur po të shkruaj këtë letër, më kujtohet dita kur m’ke thirr për herë të parë. Jemi takuar dhe kemi filluar m’u shoqërua bashkë.
Që në fillim e kam ditur se ti je i veçantë te unë, shumë thellë në zemrën time. Ngadalë, qetë nise me lënë gjurmë në mua… Sa herë të shihja a ta dëgjoja zërin edhe aq më shumë dashurohesha në ty…
E, kur mora puthjen e parë nga ti, s’di si ta përshkruaj. Më ngite lart në qiell… Madje, edhe tash kur e kujtoj atë moment ende ndjej emocione shqetësuese, më vjen të qaj, por edhe një krenari që më bën të ndihem femra më e lumtur në botë…
Dhe, një ditë flokët e mia kanë me u bë të bardha, fytyra ime ka me u bë me rrudha, trupi im s’ka me qenë seksi si sot, ama edhe atëherë kur tortës sime të ditëlindjes do t’i vihen aq shumë qirinj sa edhe nuk do të ketë vend për ta, unë kam me të dashtë si atëherë, në ditën e puthjes së parë…
E jotja A./Kosovarja