65-vjeçari, Muhamet Azemi u aksidentua për vdekje në Mitrovicë.
Derisa ai ishte me biçikletë, i ndjeri u godit nga një veturë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka shkruar Hoxhë Fatmir Latifaj, i cili bëri të ditur se pak para momentit të aksidentit, ata ishin bashkë për të falur jacinë.
“Baci Met, veq sa e falëm bashkë jacinë, Allahu na pranoftë edhe u përshëndetëm por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja! Baci Met, na bon hallall! Na bashkoftë Allahu në xhennet! Amin!”, ka shkruar Latifaj në Facebook.
Azemi ishte aktivist i devotsshëm për komunitetin, ashtu edhe autor i dy librave me aforizma.