Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia e një pice?

E publikuar: 13/09/2017 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur ta kuptoni këtë ndoshta herën tjetër prioritet i juaji do të jetë mënyra se si dhe me çka ushqeheni në atë mënyrë që stili i jetës tuaj mos t’ju penalizojë dhe ndikojë negativisht tek ju.

Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm kah i lartë!





Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marrura nga ai produkt). 

Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!