Sa dollarë në minutë humbet Facebook kur nuk funksionon

E publikuar: 29/09/2015 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa dollarë në minutë humbet Facebook kur nuk funksionon
Kur Facebook nuk funksionon, siç ndodhi mbrëmë për më shumë se një orë njerëzit i kap paniku. Dhe jo vetëm përdoruesit. Janë disa persona në Menlo Park që vuajnë më shumë se ne: përgjegjësit e pjesës së publicitetit të rrjetit social. Jo Facebook, jo reklama; jo reklama, jo para. Për çdo minutë të #FacebookDown, janë më mijëra dollarë të ardhura më pak.

Por sa saktësisht? Shifrën ekzakte nuk do ta dimë kurrë. Por mund të japim një ide duke u bazuar në të ardhurat publicitare të Menlo Park në tremujorin e dytë të 2015, janë 3,827 miliardë dollarë. Me makinën llogaritësë në dorë, çdo minutë keqfunksionimi të Facebook i kushton rrjetit social pak a shumë 30.000 dollarë humbje të ardhurash publicitare.

Pra, kur të ketë sërish #FacebookDown nuk do të ndiheni më keq se Mark Zuckerberg.