
Udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, janë mbledhur për një samit të NATO-s që po mbahet në Hagë, sipas BBC.
Gjatë një konference për shtyp më herët, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
“Ata luftojnë si të çmendur. Nuk mund t’i ndalosh. Lëre të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Më pas është më lehtë t’i ndalosh”, tha ai.
Lexo po ashtuTrump: Tarifat fillojnë më 2 prill, Grenlanda do të jetë e jona 100%Duke iu referuar përdorimit të një fjale të fortë nga Trump të martën, kur fliste për Iranin dhe Izraelin, Rutte tha: “Ndonjëherë babai duhet të përdorë gjuhë të fortë”.
Trump shtoi: “Duhet të përdorësh gjuhë të fortë, herë pas here, duhet të përdorësh një fjalë të caktuar”.