Rusia vendos të rregullojë dhe jo të bllokojë monedhat kriptografike

E publikuar: 26/01/2018 07:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria Ruse e Financave tha ditën e Enjte se ishte e gatshme të rregullonte transaksionet e monedhave kriptografike pa qenë nevoja ti ndalojnë ato.

Fillimisht autoritetet Ruse ishin shprehur kundër monedhave kriptografike duke i cilësuar si një mjet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Por ndërsa këto monedha fituan popullaritet në mbarë botën, e në veçanti Bitcoin, autoritetet Ruse ndryshuan taktikë.

Ministra tha se kishte përgatitur një draft i cili lejonte tregtimin e monedhave kriptografike nga bursat dixhitale të cilat përmbushin disa kritere.

Kështu sipas Ministrisë do të reduktohej rreziku i mashtrimit dhe do të ishte i mundur taksimi i transaksioneve.

Megjithatë autoritetet në mbarë botën, veçanërisht në Azi, janë përpjekur të ndalojnë boom-in global të bitcoin dhe monedhave kriptografike.

Autoritetet Kineze kanë ndaluar ICO-të dhe mbyllur të gjitha bursat lokale të këmbimit ndërsa në Korenë e Jugut ka spekulime se mund të bllokohen gjithashtu. /PCWorld Albanian