Rusia tallet me Perëndimin: Të na thotë kur do pushtojmë se po planifikojmë pushimet

E publikuar: 16/02/2022 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Rusisë janë tallur me perëndimin lidhur me paralajmërimin që Moska mund të pushtonte sot Ukrainën.

“Dëshiroj t’u kërkoj burimeve dezinformuese amerikane dhe britanike nëse mund të publikojnë kalendarin e pushtimeve të ardhshme për këtë vit pasi po planifikoj pushimet”, shkruajti Maria Zakarova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov, tha se luftërat në Europë rrallëherë kanë nisur të mërkurave, shkruan a2cnn.

Ndërsa zv.ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitri Poljanski, raportohet të ketë thënë që liderët perëndimorë duhet të shkojnë tek një doktor për paranojat e tyre.

Më herët edhe Kremlini konfirmoi se vetë presidenti Vladimir Putin, tallet me raportimet e mediave amerikane se lufta e Rusisë me Ukrainën do të niste sot.