Rusia: Sulmet në Siri janë të papranueshme

E publikuar: 14/04/2018 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se sulmet e SHBA’ve me aleatë në Siri janë “të papranueshëm dhe të paligjshme”.
Këto komente Lavrov i ka bërë gjatë një konference shtypi ku komentoi veprimet e SHBA’ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Siri.

Më herët është raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin po bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, për të diskutuar rreth veprimeve që ndërmorën këto tri fuqi aleate.