Për Rusinë është më e lehtë që të negociojë marrëveshje me Turqinë se me SHBA-në, për çështjen e qytetit sirian, Aleppo.
Kështu ka thënë sot një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Reuters, përcjell Express.
“Sa i përket Aleppos, ekziston një lëmsh në negociata… për aq sa kuptoj unë, për ne ka qenë shumë e lehtë të arrijmë marrëveshje me Turqinë se me amerikanët,” ka thënë Andrei Kelin, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Jashtme të Rusisë./Express/