Rusia paralajmëron stërvitje bërthamore, thotë se s’ka arsye për shqetësim

E publikuar: 18/02/2022 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusia ka paralajmëruar testimin e forcave bërthamore të premten, derisa një zëdhënës i Kremlinit ka thënë se këto stërvitje zhvillohen rregullisht dhe nuk duhet të shkaktojnë asnjë shqetësim.

Zëdhënësi shtoi se presidenti, Vladimir Putin, do të mbikëqyrë stërvitjet nga “qendra e situatës”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se stërvitjet “do të përfshijnë mjetet dhe forcat e Forcave Ajrore, Qarkut Ushtarak Jugor, Trupave Raketore Strategjike dhe flotës së Detit Verior dhe të Zi”, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

“Stërvitja e forcave të kontrollit strategjik ishte planifikuar paraprakisht për të kontrolluar gatishmërinë e organeve të komandës ushtarake, ekuipazheve të lëshimit të raketave, ekuipazheve të anijeve detare dhe të transportuesve strategjikë të raketave për të kryer detyrat e vendosura, si dhe besueshmërinë e armatimeve të forcat strategjike bërthamore dhe jobërthamore”, ka thënë ministria.