Rusia paralajmëron SHBA-në që të mos sulmojë trupat siriane

E publikuar: 01/10/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos sulmojë forcat qeveriare siriane sepse një veprim i tillë do të mund të shkaktonte“ pasoja të tmerrshme jo vetëm” në Siri “por në gjithë rajonin si tërësi”.

Paralajmërimi i Rusisë vjen pasi Uashingtoni është duke konsideruar opsionet në Siri përderisa forcat siriane dhe ruse vazhdojnë të bombardojnë nga ajri por edhe të sulmojnë në terren zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të qytetit të Alepos.

Zëdhënësjae ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova ka paralajmëruar se ndryshimi i regjimit në Siri mund të lë boshllëk që “terroristët” shpejt ta shfrytëzojnë atë.

Në sulmet e sotme në Alepo, sipas grupit monitorues, avionët luftarakë sirianë kanë hedhur bomba fuçi në njërën prej spitaleve më të mëdha në Alepo, duke e shkatërruar tërësisht atë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka thënë sot se të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga bombardimet e avionëve akoma të paidenfitikuar.

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë përshkallëzuar që prej prishjes së armëpushimit në Siri muajin e kaluar./REL/