Rusia në mënyrë adekuate do t’i përgjigjet “zgjerimit të pafrenueshëm” të sistemeve anti-raketore të NATO-s, ka deklaruar Gjenerali Anatoly Ivanov, zyrtar i lartë në armatën ruse.
“Në rast të një zgjerimi të pafrenueshëm të mburojës anti-raketore të NATO-s, që do të ndërhynte në sistemet raketore balistike ndërkontinentale të Rusisë, Rusia, siç kemi paralajmëruar, do të ndërmarr veprime adekuate për t’iu përgjigjur këtyre ndërhyrjeve” ka thënë Anatoly në një konferencë për shtyp në Moskë.
Në prill, shefi i stafit ushtarak të Rusisë, Gjeneral Valery Gerasimov kishte paralajmëruar vendet evropiane që i japin hapësirë instalimit të mburojave anti-raketore amerikane në vendet e tyre, se Rusia do të detyrohet t’i vë në shënjestër, transmeton Indeksonline.
“Vendet që nuk posedojnë armë nukleare, ku mburojat anti-raketore amerikane po vendosen, janë bërë objekt shënjeste për Rusinë”, kishte thënë Gjenerali Gerasimov duke iu referuar Polonisë dhe Bullgarisë. /Indeksonline/