Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka njoftuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Cepurin, për hapat që Serbia po i ndërmerr lidhur me nismën për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Ministri Daçiq ka theksuar rëndësinë e shqyrtimit të nismës së ardhshme për pranimin e Kosovës në UNESCO, për të cilën ai thotë se është e papranueshme për Serbinë.
Më tutje, siç ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë, transmeton rel, është biseduar edhe për hapat praktikë që do të ndërmerren, gjatë kohës së mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s në Paris, që mbahet në muajin tetor në Paris.