Rusia konfiskon pronën e ambasadës amerikane në Moskë

E publikuar: 01/08/2017 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Moskë, konfirmoi ndalimin e shfrytëzimit të depos dhe vilës së ambasadës amerikane në Moskë.

Maria Olson deklaroi se prej sot ambasada amerikane e ka të ndaluar të përdor depon dhe bilën e saj në periferi të Moskës.

Vendimi i Rusisë për uljen e numrit të diplomatëve amerikanë dhe konfiskimin e godinave që i përkasin kësaj ambasade, është metoda me të cilën u përball Rusia me vendimin e njëjtë të qeverisë amerikane në dhjetor të vitit 2016.