Rusia e quan të paligjshëm dhe të motivuar politikisht pezullimin nga Këshilli i të Drejtave të OKB

E publikuar: 07/04/2022 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moska ka thënë se vendimi për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (OKB) ishte “i paligjshëm” dhe “i motivuar politikisht”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se i vjen keq për vendimin dhe se do të vazhdojë të mbrojë interesat e tyre “duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor”.

Ky është suspendimi i dytë ndonjëherë i një vendi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, i pari ishte Libia në vitin 2011.

Votimi u krye gjatë një mbledhjeje të sotme, të mbajtur në Nju-Jork, referuar agresionit dhe luftës ruse ndaj popullit ukrainas, shkruan BBC.