Vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar me armë Ukrainën vetëm sa do t’i shtojë benzinë zjarrit, ka thënë sot drejtori i Departamentit për Çështje të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mikhail Ulyanov.
“Ky vendim do të jetë i barabartë me tentimin për të shtuar benzinë në zjarr”, është cituar ai të ketë thënë nga agjencia e lajmeve, TASS, transmeton Express.
Ai ka thënë se furnizimet e tilla ende nuk kanë ndodhur sepse shumë njerëz në Administratën Amerikane e dinë një gjë të tillë.
“Nëse SHBA-ja e ndryshon politikën.. kjo mund të shkaktojë përshkallëzim serioz pa asnjë arsyeje”, shtoi ai./Express/