Rusia e mirëpriti deklaratën e Trumpit se NATO është “plakur”

E publikuar: 16/01/2017 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moska e ka mirëpritur vlerësimin e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se NATO-ja është “vjetruar”.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se “NATO-ja me të vërtetë është mbetje e së kaluarës dhe ne pajtohemi me këtë”.

Në një intervistë me të përditshmen londineze, The Times, dhe atë gjermane, Bild, Donald Trump tha se NATO-ja është “e vjetruar” pasi nuk ka bërë më tepër në luftimin e terrorizmit, por ka theksuar se aleanca është ende “shumë e rëndësishme për mua”.