Rusia e akuzon koalicionin e udhëhequr nga SHBA-në për vrasjen e 6 civilëve në Siri

E publikuar: 19/10/2016 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria ruse thotë se një sulm ajror i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja ndaj një fshati sirian në provincën e Alepos, ka lënë të vdekur gjashtë civilë.

Sipas ushtrisë ruse, për më tepër, në këtë sulm ajror janë plagosur katër persona të tjerë dhe janë shkatërruar dy shtëpi, transmeton Express.

Sipas saj, mjetet mbikëqyrëse ushtarake të Rusisë në Siri, e kanë vërejtur një avion luftarak belg “F-16” duke fluturuar mbi atë zonë në kohën e sulmit. Dhe se avionët luftarakë rusë nuk po fluturonin në atë zonë të martën.

Por, ministri belg i Mbrojtjes i ka mohuar akuzat e Rusisë, duke thënë se aeroplanët ushtarakë belgë nuk kanë sulmuar atë zonë