Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha për kanalin televiziv francez TF1 se “çlirimi i Donbasit është një prioritet i pakushtëzuar për Moskën,” ndërsa shtoi se territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
“Çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura nga Federata Ruse si shtete të pavarura, është një prioritet i pakushtëzuar”, tha Lavrov.
“Për territoret e tjera në Ukrainë… populli duhet të vendosë për të ardhmen e tyre në këto zona”, shtoi ai.