Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

E publikuar: 18/12/2025 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Europian po detyron Beogradin të vendosë sanksione ndaj Rusisë me qëllim që t’i shkaktojë dëme të pariparueshme vetë Serbisë. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Zakarova.

Sipas Zakarovës, minimi i lidhjeve tregtare dhe ekonomike serboruse ishte një pjell i imagjinatës së Bashkimit Europian, por kjo fantazi është e parealizueshme siç pohoi ajo theksoi se BE-ja ka kohë që përpiqet të largojë Rusinë, Kinën dhe Turqinë nga Ballkani Perëndimor.

“BE-ja shpreson gjithashtu që duke vendosur sanksione ndaj vendit tonë, Beogradi do të na provokojë të rishqyrtojë mbështetjen tonë për çështjen e Kosovës”, shtoi më tej Zakarova duke pohuar se historia shekullore e vëllazërisë është më e fortë se çdo rrethanë aktuale politike. (A2 Televizion)