“Rusi” i Pejës që plagosi tre persona ishte bërë viral duke i kënduar këngë dashurie gazetares

E publikuar: 22/05/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë mbetur të plagosur para pak qastesh në Pejë, nga të shtënat me armë zjarri. Tre të plagosurit tashmë janë nisur nga Spitali i Pejës për trajtim në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë.

Siç mëson gazeta Insajderi i dyshuari për plagosjen e tre personave dyshohet se është Ardian Maznikolli i njohur si “Rusi”.

Në vitin 2022, Ardian Maznikolli apo “Rusi” i Pejës, që dyshohet se plagosi tre personat në Pejë, ishte bërë viral në media.

“Rusi” gjatë një interviste në shesh të Prishtinës i kishte kënduar këngë dashurie gazetares.