Fitorja e Ukrainës në festivalin e këngës “Eurovision”, ka nxitur reagime të shumta të rusëve, të cilët, fitoren e Jamalës e quajtën politike.
Me këngën “1944”, këngëtarja Jamala, tatare e Krimesë, kujton deportimin e popullit të saj nga autoritetet sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përfaqësuesja nga Ukraina mposhti kundër kandidatin e saj rus, Sergei Lazarev, i cili doli në vendin e tretë, ndonëse konsiderohej si favoriti kryesor për këtë vit, shkruan AFP, transmeton KosovaPress.
Rusia, e cila ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, kishte protestuar kundër pjesëmarrjes së Ukrainës në këtë festival.



















