Rummenigge: Schweinsteiger po joshet nga ofertat

E publikuar: 09/07/2015 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Te Bayern Munich duhet të ndihen me të vërtetë të friksuar pasi Bastian Schweinsteiger po mendon seriozisht largmin nga Alianz Arena. Këmbanave të alarmit u bie shefi ekzekutiv i bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge, i cili deklaron se Shvajni është i joshur nga ofertat që kanë mbrritur në drejtim të tij, dhe mund ta vazhdojë karrierën në Premier League.

” Disa ditë më parë kemi folur në telefon sëbashku dhe nuk dua të mbaj më sekret faktin që Bastian tundohet jo pak për një kalim të mundshëm në Angli. Këtë të Premte ai do ti bashkohet skuadrës dhe ne do të bisedojmë me të për gjithcka”.

Për mesfushorin e kombëtares gjermane interesohet Manchester United me trajnerin Louis Van Gaal që dëshiron ta ketë me cdo kusht në skuadrën e tij 30-vjecarin. Por cështja që ka të bëjë me Bastian Schëeinsteiger nuk është e vetmja për tu zgjidhur në shtëpinë e Bayernit, vetë Rummenigge disa ditë më parë shprehu shqetësimin e tij për gjëndjen në të cilën ndodhet Franck Ribery. Francezi nuk po merr ende veten nga dëmtimi dhe rikthimi i tij në fushë mund të kërkojë edhe shumë kohë, për këtë fakt Bayerni duhet të kërkojë një zëvendësues në merkato. Ndërkohë media të ndryshme bëjnë me dije se në drejtim të kampionëve të Gjermanisë pritet të vijë një ofertë e cmendur prej plot 82 milionë Eurosh për kartonin e Thomas Muller nga Manchester United./ss/