Razvan Rat, mbrojtësi i majtë i Rumanisë, i cili u zëvendësua në ndeshjen me Zvicrën si pasojë e një dëmtimi shpreson të jetë gati për përballjen e fundit në grup me Shqipërinë. Ish-kapiteni i Rumunëve e pranon se përballë helvetëve rumunët patën dhe fatin me vete pasi edhe mund ta kishin humbur ndeshjen.
Rat shpjegon se gjatë ndeshjes pësoi një dëmtim në këmbën e majtë ku pak kohë më parë është operuar ndaj dhe preferoi të dilte jashtë fushës për t’i paraprirë ndonjë përkeqësimi të situatës. Për sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, vendimtare dhe për rumunët për sa i përket shanseve të kualifikimit Razvan Rat u shpreh: “Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë. Ata rezistuan deri në fundin e kohës së rregullt ndaj Francës. Ka shumë presion mbi ne, mbi të gjitha që askush nuk është i kënaqur me atë që na rezervoi shorti. Nuk do të jetë e lehtë pasi është e vështirë të fitosh, sidomos në finalet e një kompeticioni”.