Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka bërë me dije se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat.
Sipas Rukiqit, asnjëra nga masat në përkrahje të biznesit nuk është implementuar në tërësi.
“Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për mijëra e mijëra punëtorë dhe ndërmarrje të sektorit privat”, ka shkruar Rukiqi./Gazeta Express