Rukiqi: Ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë edhe për tri vjetët e ardhshme

22.04.2021 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rukiqi: Ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë edhe për tri vjetët e ardhshme

Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha se duan një planë për rimkembje ekonomike, të zbatueshëm duke shtuar se ekonomia e vendit do të ketë nevojë për mbështetje dhe gjatë viteve të ardhshme.

Ai gjatë takimit me anëtaret e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, duke folur për shumën prej 20 milionë euro që ka ndarë Qeveria e Kosovës të mërkurën për disa kategori tha se është vetëm një elementë i ndihmës së ekonomisë.

“Kjo është vetëm një element dhe ka shumë elemente që munden me pas ndikim, e sidomos ato që janë për dy tri vitet e ardhshme. Me uljen ekonomike që e kemi pas të gjitha projeksionet na qesin në këtë konstatim që edhe në vitet 2020-2023 ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë”, tha Rukiqi.

“Ne jemi të interesuar me pa një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm. Ne dhe vitin e ardhshëm ne duhet me pa masa për me e rikthyer trendin pozitiv”, tha Rukiqi.

Ai në këtë takim foli edhe për disa probleme të cilat lidhen me sektorin e ekonomisë, ku kërori rregullimin e tregut të naftës, energjisë etj.

“Ne tani nuk e kemi një Bord të Rregulltarit të Energjisë dhe Qeveria e ka shpallë konkursin dhe duhet ta sqarojmë funksionimin e tregut të energjisë. Nëse nuk rregullohet tregu i energjisë ne prapë vijmë në situatën e njëjtë dhe një pjesë tjetër që është më rëndësi është rregullimi i sektorit të naftës. Rregullimi i këtyre çështjeve mos të mbetet përgjegjësi vetëm e një ministri po të ndryshohet me ligj”, tha Rukiqi.Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi mes tjerash tha se prioritet duhet të jetë tregu i hapur për energji elektrike.

Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala, tha se janë të mirëseardhura shqetësimet, derisa tha se janë duke pritur edhe raportin e Qeverisë.

“Janë të mirëseardhura shqetësimet tuaja që po i ngisni dhe ne jemi në pritje të planit qeveritar dhe në parim kemi hyrën në fazën më dinamike në këtë legjislaturë.

Deputetja Jeta Statovci ka shprehur gatishmërinë që të ketë bashkëpunim në trajtim të këtyre temave.

“Ne do të mundohemi që të gjitha këto në diskutimet tona ti inkorporojmë dhe të kemi një bashkëpunim më të afërt për trajtimin e këtyre temave”, tha ajo.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Vetura godet një çikliste në Prishtinë