Rukiqi e akuzon Qeverinë në detyrë për Projektbuxhetin dhe pagën minimale: Tentativa më masive për blerje votash

E publikuar: 31/10/2025 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miratimi i Projektbuxhetit 4 miliardë euro për 2026-ën dhe rritja e pagës minimale nga Qeveria në detyrë sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi do të mbahen në analet e historisë qeverisës të Kosovës si mashtrimi më i madh financiar dhe tenativë për të vlerë vota.

“Këto dy “vendime” do të mbahen në analet e historisë qeverisëse të Kosovës si mashtrimi më i madh financiar dhe si tentativa më masive për blerje votash. Ato vijnë nga një qeveri e paligjshme, që ka uzurpuar institucionet e shtetit dhe po i përdor ato për interesa të ngushta politike. Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë: ky nuk është vendim qeveritar, është një premtim elektoral, i dhënë nga karriget e uzurpuara”, ka shkruar Rukiqi.

Më tej ai tha se “Buxhetin për vitin 2026 e miraton Qeveria e re dhe legjislatura e re, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.