Banorët e rajonit të Rugovës, afër kufinit me Malin e Zi, thonë se demarkacioni i kufinit me këtë shtet po u kushton atyne 12 mijë hektarë tokë të Kosovës!
Bashkë me kryetarin e komisionit shtetnor për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, banorë të kësaj zone janë takue sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili kanë kërkue rishqyrtimin e përcaktimit të këtij kufini, – transmeton lajmi.net.
Ata janë ankuae se me këtë demarkacion të kufinit, shumë prona të tyne po kalojnë në shtetin e Malit të Zi.
Ali Lajçi ka vlerësue se ky proces, deri tash ka shkue me trende negative, sepse simbas tij, nuk janë marrë për bazë të dhanat e dokumentueme në hartat e vitit 1974.
Ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thanë se Kosova gëzon raporte shumë të mira me Malin e Zi, tue shtue se për çashtjen e përcaktimit të kufinit, po punojnë komisione nga të dy shtetet.
Ridefinimi i vijës kufitare me Malin e Zi ka ngjallë reagime të mëdha te banorët e asaj ane, të cilët ankohen me pretendimin se u asht marrë nji hapësinë e konsiderueshme e pronave të tyne.