Rugova rrezikon të sillet me forcë në Gjykatë (Video)

E publikuar: 21/05/2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, për datë të pacaktuar në Gjykatën Themelore të Pejës. Kjo, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova.

Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar, raporton KTV.

Herën e kaluar, Rugova, përmes një shkrese dërguar Gjykatës, mospraninë në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë të avokatit.

Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ka thënë se është njoftuar se ftesa për seancë i është dërguar kryetarit, por që nuk ka marrë njoftim me shkrim.

Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë, Gjykata ka paralajmëruar sjellje me forcë për kryetarin e Istogut.