“Rugova ia kapi mikrofonin nga dora Petroviqit në Beograd, po fliste keq për Shqipërinë” – Krasniqi zbulon ‘incidentin’ e pazbuluar

E publikuar: 11/06/2024 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori Milazim Krasniqi ka treguar një incident që ka ndodhur në prill të viteve 1988 mes presidentit Ibrahim Rugova dhe kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve serb, Petroviq, në një sallë në Beograd.

Krasniqi tregon se Rugova, që asokohe ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në sallën me rreth 400 persona ia kishte ndërprerë fjalën Petroviq, duke ia marrë mikrofonin nga dora, për arsye se fliste keq për Shqipërinë.

“Në prill të vitit 88 kur është internacionalizu ka qenë bisedat e shkrimtarëve në Beogradë, shkrimtarëve serb dhe shqiptarë, ishte një konflikt shumë I ashpër, që derivojë me njëfarë mobilizimi oppullir rreth shkrimtarëve dhe me një rritje të gjuhës repressive të mediave dhe politikës serbëve të Kosovës, aty filloi edhe rritja e prestigjit të Rugovës. Rugova në atë kohë ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve, dhe mbaj mend një detaj, derisa Petroviq qe ishte kryetar i shkrimtarëve serbë, po fliste për një cështje, po fliste keq për Shqipërinë, një sallë që kishte rreth 400 persona Brenda, Rugova ia mori prej dorës mikrofonin dhe ia mori fjalën”, tha Krasniqi në emisionin Pressing.

Tutje, Krasniqi tha se Rugova këtë veprim e bëri me butësinë dhe vendosmërinë që e karakterizonte, që sipas tij, këto vyrtyte e kanë bërë edhe lider.

“Në Beograd ka ndodhë. Me atë butësinë që e karakterizonte dhe me një vendosmëri që në situate të tilla, në fakt edhe ajo e ka bërë lider. Rugova u markua si një lider I mundshëm, npormalisht duke pasur përkrahjen tonë si shkrimtarë”.