Kërkesa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptare për shkak të mos liberalizimit të vizave, ka marrë përgjigjen e njëjtë edhe nga kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi.
Ruçi gjatë takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se ata duan që zgjidhja të bëhet me BE-në dhe jo zgjidhje në mes shqiptarëve.
“Ne jemi dhe mbështesim një zgjidhje të BE-së, për çështjet e vizave të qytetarëve të Kosovës dhe kjo është zgjidhja që BE-ja nuk duhet ta lej një ishull të izoluar qytetarët e Kosovës……..inkurajojmë të gjitha forcat politike që edhe çështja e demarkacionit që është vendosur të zgjidhet por unë mendojë që Kosova lidhur me rekomandimin e liberalizimit të vizave i ka plotësuar të gjitha ato rekomandime që i ka bërë Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe të gjithë ne bashkë duhet të kërkojmë që ky proces të bëhet realitet për të mos u zgjidhur shqiptarë me shqiptarë por për t’u zgjidhur me partnerët tanë ndërkombëtarët që liberalizimi i vizave të bëhet një realitet”, tha Ruçi.
Ruçi është shprehur i bindur se do të mund të arrihet unifikim i legjislaturës mes dy vendeve.Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur t’i komentoi qëndrimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Haradinajpas takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se tashmë qëndrimet e tij janë të njohura rreth demarkacionit.
Ai po ashtu ka thënë se do të angazhohet që marrëdhëniet me Shqipërinë të fuqizohen edhe më shumë.Përgjigje të njëjtë me Ruçin për pasaportat, Presidentit Thaçi i pati dhënë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.Ruçi është takuar edhe me përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës.
















