RTK sulmohet me mjet shpërthyes (Foto/Video)

E publikuar: 23/08/2016 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes në natën e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i transmetuesit publik, Gëzim Bimbashi, i cili edhe ka publikuar pamje nga incidenti në llogarinë e tij në Facebook.

Minuta më herët, RTK raportoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek objekti i saj rreth orës 22, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës

 

http://www.dailymotion.com/video/x4psncb_shperthim-ne-rtk_news