Nga Migjen Kelmendi
Servisi publik, Radio Televizioni i Kosoves, ka kohe qe e ka humbe shkelqimin dhe po vazhdon me humbe besimin ne misionin qe e ka – me i sherby publikut.
Nese dikur Lajmet Qendrore fillonin me PDK e LDK, sot ato fillojne me i dhane pozicion qendror ne lajme – Vetevendosjes dhe Albin Kurtit.
Keshtu ndodhi edhe sonte, ku mbi 4 minuta ju nda hapsina qendrore ne lajme Kurtit virtual, i cili me lehtesi kualifikonte dhe diskualifikonte rivalet politik.
RTK ka nji dashni te moçme me kete person. Asht po ky medium, qe bante shkelje flagrante te misionit te vet, tue ja ofrue 1 ore hapsine ne Prime Time Albin Kurtit, i cili si hoxhe, si njifar guruje i lujtun, folke…folke….folke…dhe i drejtohej publikut. Nuk pritej nga Kurti asokohe me kuptue se me i fole publikut direkt permes kameres, asht nji privilegj qe i jipet vetem presidenteve ne raste te njoftimit te qytetareve per vendime te medhaja per kombin dhe shtetin, ajo qe njihet si Addressing The Nation. Ai ishte djal i ri, i humbun e i perhumbun ne perçartjet e tij, folke budallakina njashtu i çakerdist, dhe RTK ja servonte dhe garantonte hapsinen.
Po them, nuk pritej prej nji djali te çakerdist me kuptue çka po ban, por RTK ka qene dasht me e dijte dhe me i ndihmue, e mos me lane me u ba prralle e me u kompromitue deri ne ate mase, ai e RTK bashke.
Po çka na tha ‘hoxha’ Kurti sonte?
Me po te njajten arrogance e opt prej atij guruje te lujtun, Kurti foli virtualisht dhe me tone te nji Neroni te sotem, se qysh ka me i dale ne krye Romes, dhe dhashte Zoti, ka me ja shti flaken!
Nji politikan i ri, i cili flet tane kohen se qysh ka me rrenue e ka me denue dikend, asht e çuditshme me marr hapsine ne nji medium publik, qe duhet me qene ne sherbim te qytetareve qe po presin jo me u kall Kosova, po me vazhdu me u ndertue.
Nuk i habitem kesaj partie, Vetevendosjes, e cila lejoi qe e vetmja ftyre, i vetmi opt i dallueshem me qene opti i ketij djali te çakerdist, Albin Kurtit, dhe kane pranue dhe po votojne qe nji dite po ky Neron modern, ne vend te ndonjanit prej tyne, me e shpall kalin per senator. Por nji servis publik, ma e pakta do duhej me pase sensin per ekuiliber te lajmit, dhe ne qofte se Kurti permend emna rivalesh politik, patjeter do duhej me u ofrue hapsine edhe atyne qe ai i kualifikon dhe diskualifikon me lehtesi prej Neroni.
Sa pash, Kurti ma as po i takon anetaret e partise se vet. Ka nis prej piedestalit virtual te nji Neroni te ri, me instalue dhe çimentue distancen e tij neroniane prej mvartesve te vet, dhe me po te njajtin delir me ju drejtue edhe qytetareve dhe me i pa njisoj si po e sheh anetaresine e vet – te nenshtruem, te perulun, te bindun dhe te lumtun qe jau ka çue Zoti ate – Albin Kurtin. Sado virtual e neronian qe mundet me qene!