Po mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, në të cilën po raportojnë Bordi i RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Besnik Boletini, tha se progresi që synohet është ende larg, pavarësisht punës që është duke u bërë. Ai ka kërkuar mbështetje nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse mbesim me këtë buxhet do të kemi ngecje në aspektin teknik dhe në program, shpresoj që të kemi rritje të buxhetit për vitin 2023. Është momentumi, nëse na shtohet buxheti ne do të japim premtime publike. Viti 2023 është vit i zhvillimit të RTK-së”, theksoi ai.
Boletini bëri me dije se RTSH (Radio Televiozi Shqiptar) ka buxhet rreth 20 milionë euro. “Së pari RTK ka buxhet të vogël në krahasim me të tjerët. Për një transmetues është buxhet i vogël”, theksoi ai.
Kurse drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka folur për skemën programore, programet për fëmijë, për zyrën e RTK-së në Prizren dhe që është një investim nga JICA japoneze. Edhe Ahmetxhekaj sikur Boletini dhe anëtarë të tjerët të bordit, kërkuan mbështetje për zhvillimin e RTK-së.
“Ka investime, por jo në nivelin që ne dëshirojmë”, tha ai.
Kurse për Radio Kosovën, Ahmetxhekaj, bëri me dije se tani ka ofertues serioz për pajisje dhe ato do të vendosen tek antenat.
“Tani RTK po shfrytëzon rrjetin e KTTN-së, e cila është përgjegjës për mirëmbajtje të antenave. Në projeksionet e vitit 2023 e kemi bërë të qartë se do të kemi zhvillim”, tha ai. Edhe për RTK2 tha se tani është e qasshme në veri të vendit dhe se RTK2 ka 82 persona që punojnë në këtë njësi të RTK-së.
Ndërkaq deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka kërkuar më shumë vëmendje rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë më ecurinë dhe procesion në Dhomat e Specializuar të Kosovës.
Kurse drejtori i të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, bëri me dije se do të dërgojnë ekip special në për vitin tjetër.
Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni përmendi raportin e Komisionit Evropian që lavdëron zhvillimet pozitive në RTK, duke përfshirë përzgjedhjen e bordit të RTK-së dhe zhvillime të tjera.
“Është mirë që nuk keni borxhe të reja, buxheti i vogël prej 8.9 milionë euro është i vogël, por si bord ju duhet të shikoni ndonjë plan të marketingut për të pasur gjenerime të tjera dhe të shohin se cili është plani i marketingut dhe produksioneve të reja”, tha ajo. /rtk live